Ylli i operës ruse Anna Netrebeko ka thënë se është shtruar në spital pasi është infektuar më COVID-19, që lidhet edhe me pneumoni, dhe se shpreson që do të shërohet krejtësisht.
Ajo u sëmur pas performancës që kishte në shfaqjen hapse të Teatrit Bolshoi pasi teatrot "Verdi”dhe “Don Karlos”, u mbyllën më herët gjatë këtij muaji, transmeton Klankosova.
“Nuk pendohem që u ktheva dhe bëra përformancën në këto kushte pandemie, sepse besoj fuqishëm që tani kemi nevojë më shumë se kurrë më parë për kulturë”, ka thënë Netrebeko.
Teatri Verdi u mbyllë për shkak se edhe një tjetër këngëtarë ka rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse teatri Bolshoi ka rregullat të distancimit shoqëror dhe masave tjera kundër pandemisë gjatë kohës sa i ushtron aktivitetet kulturore, shkruan BBC.
Rusia ka regjistruar 5,995 raste të reja me koronavirus dhe kjo është shifra më e lartë që nga miaji korrik, ndërsa raste të vdekjeve janë konfirmuar 134 persona .
●●●
JSHKRIMI NGA
J.D
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.