Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Donjeta Halilaj, po kalon momente të magjishme në futbollin e femrave në Turqi.
Ajo tashmë është shndërruar në njëren prej futbollisteve kyçe të Beshiktashit.
Halilaj ditë më parë shënoi gol kundër Gallatasajit, derisa sot e qëlloi cakun edhe kundër Fenerbahçes.
Kosovarja realizoi një gol tejet të bukur në minutën e 28-të, duke pranuar topin në zonën e 16-metërshit dhe me një goditje të fortë mposhti portierën kundërshtare.
Fitorja e madhe e Beshiktashit erdhi në kuadër të javës së nëntë erdhi në kuadër të javës së nëntë të Superligës turke në kategorinë e femrave.
Aktualisht Beshiktashi i ka nëntë pikë në vendin e katërt, pesë më pak se lideri Fenerbahçe që i ka 14.