Sonte, skuadra KBF Peja 03 debuton në arenën ndërkombëtare, duke u bërë vetëm ekipi i dytë nga Kosova që merr pjesë në fazën e rregullt të garave evropiane.
Pejanet do të përballen në Republikën Çeke me DSK Levhartice Chomutov, nga ora 19:00, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.
Ky është një moment historik dhe krenarie për basketbollin kosovar të femrave, ndërsa ekipi nga Peja ka bërë përgatitje serioze dhe përforcime të rëndësishme për këtë përfaqësim dinjitoz në Evropë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.