Yeva Skalietska, refugjate ukrainase, në tetor të këtij viti, do ta botojë librin e saj "Ti nuk e di se çfarë është lufta: Ditari i një vajze të re nga Ukraina".
Ajo është 12 vjeçare dhe ishte duke jetuar në Kharkiv me gjyshen e saj, kur filluan bombardimet.
"Ajo përshkruan bombardimet që ata duruan, derisa ishin strehuar nën tokë, si dhe përshkruan udhëtimin e tyre të dëshpëruar në Ukrainën perëndimore", tha në një deklaratë botuesi "Union Square".
"Ajo ndan konfuzionin e saj se pse rusët do t'i sulmonin ata, pasi ajo flet rusisht dhe ndjek shumë nga zakonet e tyre... Pas shumë udhëtimesh të pafundme me tren dhe një qëndrimi të zgjatur në një qendër të mbipopulluar refugjatësh në Hungari, sepse disa vende në Evropë ua refuzuan hyrjen, Yeva dhe gjyshja e saj e dashur përfundimisht gjejnë strehim në Dublin, ku ajo me guxim fillon të krijojë një jetë të re, duke shpresuar se do të mund të kthehet në shtëpi një ditë".
"Union Square" do të dhurojë një pjesë të të ardhurave për organizatat e refugjatëve të Ukrainës.
"Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë fjala "luftë", por praktikisht askush nuk e di se çfarë përfaqëson në të vërtetë kjo fjalë", tha Yeva në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.
"Dua që bota të dijë se çfarë kemi përjetuar", shtoi ajo.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.