Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është duke u zhvilluar gara e radhës në tenis.
"Cincinnati Open" kishte ditën e parë në mbrëmjen e së hënës dhe mëngjesin e së martës, ku pati shumë ballafaqime interesante.
Për afro 3 orë, Stan Wawrinka dhe Andy Murray argëtuan shikuesit në duelin e tyre, që përfundoi me fitoren e këtij të fundit.
Me rezultatin 1-2 në sete, britaniku e eliminoi zviceranin nga 1/32 e garës.
Me të njejtin rezultatat triumfoi edhe Frances Tiafoe kundër Matteo Berrettinit, transmeton Klankosova.tv.
Amerikani fitoi setin e parë dhe të tretë me shifrat 6-7, ndërsa italiani e fitoi të dytin 6-4.
Në "Cincinnati Open" këtë sezon marrin pjesë edhe Daniil Medvedev, Rafael Nadal dhe Stefanos Tsitsipas, që llogariten si favoritët kryesor për ta fituar garën.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.