Java e transmetimeve të NBA në Artmotion vazhdon me super ndeshje nga konferenca perëndimore.
Në palestrën “Moda Center”, Portlandi me Damian Lillardin do t’i bëjë konak Denverit që janë më lart në tabelë se skuadra nikoqire.
Ky super ballafaqim starton prej orës 04:00 të mëngjesit dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.
04:00 DENVER NUGGETS – PORTLAND TRAIL BLAZERS ART SPORT 1
Denver Nuggets, që janë në një seri prej tre fitoreve rresht, udhëtojnë drejt Portlandit për t’u takuar me Trail Blazers.
Kjo do të jetë ndeshja e katërt që dy skuadrat takohen mes vete në këtë sezon ku në tri rastet ka triumfuar Denveri.
Deri më tani, skuadra që udhëhiqet nga Nikola Jokic renditet në vendin e katërt të bregut perëndimor me 37 fitore dhe 20 humbje.
Nga ana tjetër, Portlandi do të synojë të rikthehet te fitorja pas disfatës së fundit nga Charlotte Hornets me rezultat 109-101.
Klubi, me lojtarin e tyre më të mirë Damian Lillard, po synon që ta sigurojë vendin e gjashtë të perëndimit, vend ky që nuk të privon nga faza play in por të dërgon direkt në fazën play off.
Deri më tani, Portlandi ka fituar 32 ndeshje e ka humbur 24. Në 10 ndeshjet e fundit përballë Denverit skuadra ka fituar vetëm dy herë.
Këto dy ekipe kanë luajtur 185 herë mes vete në sezonin e rregullt dhe 17 herë në fazën play off. Në sezonet e rregullta Portlandi ka 99 fitore, ndërsa Denveri ka fituar në 86 raste.
Denver, 5-shja e mundshme startuese:
Jokic, Porter Jr, Barton, Millsap, Murray
Portland, 5-shja e mundshme startuese:
Covington, Jones Jr, Lillard, McCollum, Nurkic
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.