Sipas studimeve, jo vetëm mungesa e gjumit mund të çojë në probleme shëndetësore, por edhe shumë gjum mund të rrisë rrezikun e infarktit në tru. Një goditje zakonisht ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit ndërpritet ose zvogëlohet, gjë që mund të dëmtojë indet e trurit.
Gjumi i mirë gjatë natës mund të ofrojë një sërë përfitimesh restauruese për zemrën, tretjen, sistemin nervor dhe mirëqenien mendore.
"Gjatë gjumit, trupi ynë kryen funksione të shumta. Ai është thelbësor pasi lehtëson lodhjen mendore, përmirëson kujtesën, rregullon metabolizmin dhe përmirëson imunitetin", thotë Dr Jaideep Bansal, drejtor në Spitalin Fortis Shalimar Bagh.
Por me sa duket, gjumi i tepruar mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Studimet e fundit kanë treguar se gjumi më shumë se nëntë orë në natë mund të predispozojë një person për goditje në tru dhe të rrisë rrezikun e saj me 85 përqind, shkruan Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv.
"Si lidhet gjumi i tepërt me goditjen në tru nuk është kuptuar qartë, por studimet kanë treguar se njerëzit që flenë shumë mund të kenë nivele të rritura të kolesterolit dhe mund të shtojnë peshë, të dy janë faktorë rreziku për goditje në tru. ” thotë eksperti.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.