Në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, sot nga ora 11:00, shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke: “Përjetësia historike e gjuhës greke dhe ndikimi i saj në punën e studiuesve shqiptarë të shekujve 19 dhe 20”.
Nga viti 2017, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke festohet çdo vit më 9 shkurt, dhe u zgjodh për të nderuar dhe kujtuar poetin kombëtar të Greqisë, Dionisios Solomon, i cili vdiq më 9 shkurt 1857. Ai shkroi “Himnin e lirisë”, himnin kombëtar të Greqisë.
Gjuha greke përfshin më shumë se tre mijë vjet përdorim, gjatë të cilit ajo hodhi themelet dhe formoi konceptet themelore të filozofisë, demokracisë, ligjit, shkencës dhe teknologjisë.
Dita Botërore e Gjuhës Greke, është organizuar nga Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës./Klankosova.tv

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.