Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut, në sheshin e Prishtinës po zhvillohet një aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut.
Qytetarët veçse po i bashkohen thirrjes për të dhuruar gjak, një nismë humanitare që synon të sigurojë rezerva të mjaftueshme për nevojat e pacientëve.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, pjesë e aksionit janë bërë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.