Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka siguruar vendin në gjysmëfinale të Paris Grand Slam.
Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se Distria kishte xhiro të lirë në rrethin e parë, ndërsa në rrethin e dytë fitoi me Ippon ndaj Alicia Marques nga Franca.
Në çerekfinale ajo triumfoi ndaj Larissa Pimenta nga Brazili me teknikën Wazaari.
Në gjysmëfinale, Distria do të përballet me Amandine Buchard nga Franca./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.