Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se xhudistja Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e Kampionatit Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Sipas KOK-ut, Distria do të luftojë në finale me xhudisten e Italisë, Odette Giuffrida.
"Kampionia jonë olimpike mundi në gjysmëfinale Ariane Toro Soler. Në finale takohet me italianen, Odette Giuffrida", shkruan KOK në Facebook. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.