Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është mposhtur nga nga xhudistja uzbeke Diyora Keldiyorova në grand slamin e xhudos Tbilisi.
Si rrjedhojë, ajo nuk ka mundur ta fitojë medaljen e artë, njofton Klan Kosova.
Kampionia olimpike e Kosovës Krasniqi, megjithatë, do të kthehet në Kosovë me medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kilogramë.
Krasniqi u hodh në dysheme nga uzbekja që shënoi pikën e parë ëazzari, para se Keldiyorova ta hidhte edhe një herë në kokërr të shpinës për ta fituar luftën me ippon.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.