Kampionja olimpike, Distria Krasniqi ka shënuar fitore në raundin e dytë në Kampionatin Europian për Senior në Podgoricë.
Krasniqi mposhti xhudisten nga Serbia, Milica Nikolic, transmeton Klankosova.tv.
Xhudistja nga Kosova tani pret përballjen mes holandezes Naomu Van Krevel dhe italianes Chiara Serra për të mësuar kundërshtaren e radhës në çerekfinale.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.