Disney raportohet se është në negociata që ta blejë një pjesë të konsiderueshme të aseteve të 21 Century Fox.
Marrëveshja e madhe mund të bëjë që Disney t’i blejë disa nga franshizat më të suksesshme të Fox-it, si X-Men, Avatar dhe The Simpsons.
Siç raportohet nga CNBC, palët janë pajtuar për kushtet preliminare që Disney t’i marrë studiot e filmave dhe serive, si dhe rrjetet FX e National Geographic.
Marrëveshja po ashtu do të bënte që Disney të përvetësojë aksione të platformës Hulu.
Sidoqoftë, marrëveshja nuk përfshin rrjetin Fox News.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.