Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e European Senior Championships 2026, pas një paraqitjeje të fortë në gjysmëfinale.
Në këtë fazë, ajo mposhti italianen Odette Giuffrida me Yuko, duke siguruar biletën për ndeshjen vendimtare, raporton Klankosova.tv.
Në finale, Krasniqi do të përballet me francezen Amandine Buchard, në një duel që pritet të vendosë medaljen e artë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.