Vera gjithmonë karakterizohet me temperature të larta e që sigurisht edhe kujdesi ndaj produkteve që konsumojmë gjatë kësaj stine rritet.
Jo të gjitha llojet e ushqimeve janë të shëndetshme për verë, por ka disa që ju duhet t'i konsumoni që të jeni më të freskët.
Trangujt janë natyrisht ushqim i preferuar për verë, plus ato janë 95 përqind ujë, kështu që ata janë natyrisht hidratues dhe e mbajnë organizmin tuaj të freskët.
Janë ëshë disa mënyra për ti shijuar trangujt, mbi sallatën tuaj të preferuar, me perime të tjera dhe mund t'i pritni hollë dhe shtojini në një gotë me ujë.
Misri gjithashtu është i pasur me karbohidrate dhe i mbushur me fibra, vitamina dhe minerale. Por, është relativisht i ulët në proteina dhe yndyrë, duke e bërë atë një pjatë të shkëlqyeshme verore.
Por, a ka gjë më të ëmbël në verë sesa të marrësh një kafshatë pjepri të ftohtë? Kështu konsumimi i mjaftueshëm i pjepërit do të ju mundësoj të merrni një dozë të madhe të vitaminës C.
Pjeprat janë plot me ujë, gjë që i bën këto një pjatë të përsosur, ato janë të ftohta të shijshme dhe shërbehen në feta.
Mënyrat për ta shijuar atë, duke e ftohur dhe prerë në feta, herbeti i pjeprit, sallatë e përzier me pjepër, shkruan Totalwellness, transmeton Klankosova.tv.
Kumbullat gjithashtu përmbajnë antioksidantë polifenol, të cilët kanë efekte pozitive në shëndetin e kockave. Këta antioksidantë gjithashtu mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Një kumbull e vetme siguron vitaminën B, fosforinë dhe magnezinë.
Qershitë e luleshtrydhet gjithashtu janë frutat e lezetshme te cilat vijnë së bashku me nxehtësin e verës.
Qershitë janë një nga frutat më të lezetshëm që ju mund t'i konsumoni vazhdimisht gjatë verës.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.