Të paktën pesë persona janë plagosur në një incident me thikë pranë sheshit qendror Dam të Amsterdamit, ka thënë policia e atjeshme, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Organet e rendit deklaruan: "Në Sint Nicolaasstraat afër sheshit ka pasur një incident me thikë me disa të plagosur. Ne jemi të pranishëm aty dhe kemi bllokuar zonën. Një i dyshuar është arrestuar”.
Tutje policia tha se nuk ishte në gjendje të përcaktonte motivin e kësaj ngjarjeje dhe i bëri apel qytetarëve për çdo pamje që mund të kishin marrë nga sulmi me thikë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.