Kanë mbetur edhe pak orë deri para fillimit të ndeshjes Juventus-Barcelona, që zhvillohet në kuadër të fazës grupore të Champions League.
Kësaj herë do të jetë e pamundur të zhvillohet një përballje mes dy rivalëve të vjetër Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Cristiano do të mungojë në këtë ndeshje pasi ka dalë pozitiv me COVID-19 edhe për herë të dytë.
CR 7 ka reaguar para kësaj ndeshje, duke njoftuar se po ndihet mirë me shëndet.
"Po ndihem mirë dhe i shëndetshëm. Testi PCR është një blof...”.
Ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.