Filmi është njëri ndër format më të mira për të kaluar kohën e lirë, sidomos gjatë sezonit të vjeshtës dhe të dimrit kur nuk mund të dalim aq shumë në ambiente të jashtme.
Disa nga filmat që priten të dalin gjatë muajit tetor dhe sipas pritshmërive do të jenë mjaft të suksesshëm.
Filmat që do të publikohen janë: "A star is born” ku luan edhe ylli i muzikës Lady Gaga, "Beautiful Boy” një film që trajton tragjedinë e një familjeje.
"Halloween" do të jetë filmi tjetër që do i përshtatet tetorit pasi që ka për bazë temën e halloweenit në një zhanër horror.
Këta janë vetëm disa nga filmat që priten të shfaqen në kinematë botërore gjatë muajit që po vjen, transmeton Klan Kosova.
https://youtu.be/nSbzyEJ8X9E
●●●
DMSHKRIMI NGA
D M
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.