Klubi i basketbollit Trepça ka njoftuar se ndeshjet e njërit grup kualifikues të FIBA Europe Cup do të zhvillohen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Ky klub ka bërë të ditur se me 27 shtator do të ndeshet me Gottingenin e Gjermanisë, njofton Klan Kosova.
“Një lajm i madh për klubin tonë, qytetin, tifozët dhe basketbollin kosovar në përgjithësi”.
“E kemi fituar të drejtën e organizimit të turneut kualifikues të FIBA Europe Cup. Pra ekipet evropianie zbarkojnë në ‘Minatori’”.
“Prej 27 deri më 30 shtator në palestrën tonë kumbuese, do të luhen ndeshjet e njërit grup kualifikues të FIBA Europe Cup. Fillimisht më 27 shtator ekipi ynë luan me Gottingenin e Gjermanisë, ndërsa AEK Larnaca e Qipros me skuadrën nga Islanda, Thor Thorlakshofn”.
“Fituesit e këtyre ndeshjeve më 28 shtator përballen me Sportingun portugez, përkatësisht me Antëerpin belg. Më 30 shtator është finalja që përcakton se cila skuadër kalon në fazën grupore”.
“Është organizim i madh në debutimin tonë në skenën evropiane. Por sfidat na rritin”.
“Shpresojmë të dëshmohemi si nikoqir shembullor dhe për Trepçën të dëgjohet në shumë vende evropiane”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.