Alzherimeri është një gjendje shkatërruese si për personin që vuan nga ajo, ashtu edhe për të dashurit e tij.
Mund të jetë e vështirë të jetosh me të, por ekspertët kanë zbuluar se ka disa gjëra që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.
Në Mbretërinë e Bashkuar ka më shumë se 42 mijë njerëz nën moshën 65 vjeç që jetojnë me këtë gjendje, ndërsa aktualisht nuk ka shërim për sëmundjen, por disa trajtime mund të ndihmojnë në parandalimin e disa prej simptomave.
Dr.Marilyn Glenville, eksperte në “Natural Health Practice” tha se ka një mori ndryshimesh në stilin e jetës që një person mund të bëjë për të zvogëluar shanset e tij për të zhvilluar Alzheimer.
Dr.Glenville thotë se ajo çfarë hani mund të ketë një ndikim të madh në kujtesën tuaj në pleqëri, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Studimet kanë treguar më parë se dieta mesdhetare, e pasur me fruta dhe perime të freskëta, vaj ulliri dhe peshk është e mirë për kujtesën.
Edhe gjumi mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin tonë, derisa edhe një vrap në park mund të ndikojë shumë mirë në shëndetin tuaj.
Është e rëndësishme që nëse mendoni se keni shenja të Alzheimerit, të bëni një test.
Këto teste kontrollojnë mangësinë e kalciumi, kromi, bakri, zinku, hekuri, magnezi, seleniumi, mangani, vitaminat A, E, D, omega 3, omega 6 si dhe yndyrnat.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.