21.07.2016 · përditësuar para 3655 dite1 min lexim
Shumë vajza nuk kanë dëshirë ta lagin kokën ndërsa notojnë.
Në ditë shumë të nxehta, asgjë nuk është më e freskët se sa uji i ftohtë i një pishine apo i detit.
Por, kur është fjala për flokët, kujdesi ndaj tyre, sidomos në stinën e nxehtë, duhet të jetë maksimal për arsye se rrezet e diellit, çdo ditë e më shumë i dëmtojnë.
Po ju sjellim disa sugjerime se si mund t’i mbroni flokët gjatë sezonit të verës, sidomos kur jeni në plazh.Lagi me ujë – studimet thonë se gjithmonë para se të notosh duhet t’i lagësh flokët me ujë
Përdorni vaj – preferohet që të përdorni vaj, pasi që u mbron flokët nga klori dhe kripa.
Krem mbrojtës. Nëse notin e aplikon jashtë, det, pishinë, gjithmonë para se të notosh duhet t’i lyesh flokët me krem mbrojtës.
Pastroni flokët – një gjë e tillë është e domosdoshme, pasi ju largoni klorin, kripën dhe çdo papastërti që keni marrë nga plazhi.
Balsam - mbaje balsamin në flokë për rreth 10-15 minuta në mënyrë që t’i hidratosh./ 10minuta
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.