Dwyane Wade e ka luajtur lojën e fundit të tij në qytetin e Dallasit ndaj rivalëve Dallas Mavericks, klub me të cilin ishte përballur dy herë në finale të NBA-së, duke triumfuar më 2006 dhe duke humbur më 2011.
Wade po ashtu shënoi më së shumti pikë në këtë ndeshje (22), lojë kjo të cilën e fitoi klubi i tij, Miami Heat, 101-112.
Ai në fund të takimit i shkëmbeu fanellat me legjendën e Mavs, Dirk Nowitzki-n, dy lojtarë të cilët do të pensionohen pas fundit të këtij stinori.
https://www.youtube.com/watch?v=Z_Pb6wtxHkA
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.