Dirigjenti i njohur rus, Valery Gergiev do të mbajë koncert në rrënojat e Palmiras në Siri, raporton BBC ,transmeton Klan Kosova.
Valery Gergiev, i cili ishte mbështetës i kandidaturës së Vladimir Putinit për president në vitin 2012, do të performojë në Teatrin Romak të Palmiras.
Forcat siriane të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, e kanë rimarrë nën kontroll qytetin e Palmiras në muajin mars.
Ndërkaq fotografi të shumta nga Shteti Islamik dëshmojnë se në teatrin antik janë kryer shumë vrasje.
Gergiev ka udhëtuar për në Siri bashkë Orkestrën Simfonike të Teatrit Mariinsky në Shën Petersburg, ku ai është drejtor artistik.