Filarmonia e Kosovës sot nën dirigjimin e italianit Giulio Arnofi e kanë sjellë rishkrimin e veprës së njohur të muzikës klasike si thirrje ndërgjegjësimi për krizën klimatike dhe frymëzim për aktivizimin ,"Katër Stinët" e Vivaldit.
Arnof në një intervistë për gazetën italiane Is Resto del Carlino Ferrara ka thënë se është i nderuar që do të jetë si dirigjent në Kosovë.
"Unë jam shumë i lumtur dhe nderuar që do të jem si dirigjent në këtë koncert me Filarmoninë e Kosovës në prezencën e shumë ministrave të Kosovës, ambasadorit italian dhe shumë figurave të rëndësishme",ka thënë Arnof.
Kjo vepër u realiuar në Sallën e Kuqe, transmeton Klankosova.tv.
Këtu keni një video të këtij koncerti:
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.