Lajmet e fundit

FC Bayern ka nënshkruar kontratë me futbollistin e kombëtarës së Kosovës U21, Dion Berisha.
Ishte vet klubi bavarez që e konfirmoi këtë lajm përmes rrjeteve sociale.
“Dioni është talent ambicioz dhe ka punuar me përkushtim të madh te ekipi i Augsburgut. Ai ka fituar tashmë përvojë në ligën rajonale dhe ne jemi shumë të kënaqur që ai tani dëshiron ti kap majat në të ardhmen në futbollin profesionist.”, tha drejtori sportive i Bayern Munich Campus, Halil Altintop, njofton Klankosova.tv.