Lajmet e fundit

Jota ishte duke udhëtuar me një Lamborghini bashkë me vëllanë e tij, Andre Silva, kur makina doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë, pas dyshimeve të policisë për një shpërthim të gomës gjatë një parakalimi, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Ata u gjetën të vdekur në autostradën A-52 në Palacios de Sanabria, pranë qytetit të Zamorës, në orën 00:40 të së enjtes, vetëm 11 ditë pasi Jota, baba i tre fëmijëve, ishte martuar me të dashurën e fëmijërisë së tij, Rute Cardoso.
Ylli i Liverpool-it, Mo Salah, ka thënë se është “i tronditur dhe pa fjalë” në një postim prekës pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës në aksidentin automobilistik.