Ekipi shqiptar, Dinamo City, e ka eliminuar gjigantin kroat, Hajduk Splitin, nga rrethi i tretë kualifikues të Conference League.
Dinamo e nisi mjaft mirë ndeshjen, ku në minutën e 14-të, Zabergja e kaloi ekipin e tij në epërsi, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Gola më nuk pati në kohën e rregullt, gjë që bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime, pasi rezultati ishte i barabartë nga të dyja ndeshjet, 2:2, njofton Klankosova.tv.
Vazhdimet sollën plot tre gola, ku të parët që shënuan ishin kroatët në minutën e 99-të me anë të Karaçiqit për epërsinë 2:3.
Por, klubi nga Tirana u kundërpërgjigj shpejt pasi për tre minuta shënoi dy herë, fillimishte me Qaradakun në minutën e 109-të e më pas me Berishën në minutën e 111-të, duke e siguruar kështu play-offin e Conference League.
Suksesin e Dinamo Tiranës nuk arriti që ta realizonte Egnatia, pasi u mposht me rezultat të përgjithshëm 2:4 nga Ljubljana.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.