Lajmet e fundit

Tutje në mesazhin e saj Lennox i kërkoheshin këngët e saj për programin e tyre si ofertë për ta promovuar më tutje pasi shihej që ajo kishte potencial!
Ndërkohë për mesazhin e saj të dërguar, ka bërë të ditur vet këngëtarja e hiteve më të mëdha, pasi e ka publikuar me shaka tërë letrën që ishte nisur në adresë të saj, transmeton Klan Kosova.
''Mendoj se unë kam një shans tashmë?'' u thotë fansave të saj Lennox, duke iu referuar mesazhit me ofertën promovuese për talentin e saj!
Duke komentuar me fansat e saj të llogarisë facebook, ajo ka bërë të ditur se në vit pranon qindra mesazhe të tilla të cilat i ka quajtur ''kompani mashtrimi'' të cilat kërkojnë të kenë qasje deri tek të dhënat e bizneseve të ndryshme.
Këngëtarja Anne me anë të një komenti të tillë ka paralajmëruar të gjithë që të kenë kujdes nga mesazhet e tilla, duke apeluar që ofertat e tilla ''promovimi'' të hidhen në kosh plehrash!