59 gola në 252 paraqitje kishte regjistruar Papu Gomez me fanellën e Atalantas. Por krisja e raporteve me atëherë trajnerin e “La Dea”, Gianpiero Gasperinin, kishte detyruar argjentinasin të largohej nga Bergamo.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, në tetorin e vitit 2023 u dënua me 2 vite mos aktivizim për shkak të dështimit në testin anti doping, raporton Klankosova.tv.
Tani Papu është gati të rinis karrierën e tij te skuadra e promovuar këtë sezon në Serie B, Padova.
37 vjeçari do të nënshkruajë kontratë 2 vjeçare duke përfituar 250 mijë euro për sezon. Në këtë mënyrë vazhdon aventura e Papu Gomez në Itali, e cila kishte filluar 15 vite më parë te Catania. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.