Lajmet e fundit

Ajo shpenzonte rreth 8000 dollarë në vit vetëm në fast fond dhe një muaj ajo kishte harxhuar 1600 dollarë vetëm në ushqime të shpejta.
Përveç se që hante fast fond, ajo konsumonte edhe pije të gazuara mirëpo kur kishte mbetur shtatzënë kishte vendosur të ndryshonte stilin e jetës ngase kishte pësuar sulm në zemër.
“Do haja tërë ditën fast fond, pavarësisht çdo gjëje. Dieta ime ishte aq e pasur në kalori, sa e vëreja veten duke shtuar peshë në mënyrë konstante. Vetëm rrugës për në punë haja katër vezë, djathë dhe sallam e po ashtu çokollatë dhe çipsa. Kur arrija te vendi i punës, porosisja të njëjtën meny para se të hyja në zyrë”, ka thënë ajo, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
