Hendbollistja shqiptare Dijana Ujkiq që përfaqëson Malin e Zi, ka bërë një hap të madh në karrierë.
24 vjeçarja ka nënshkruar kontratë me ekipin Bourg-de-Péage që bënë gara në elitën e hendbollit francez në konkurrecën e vajzave.
Ujkiq, pas transferimit të saj është shprehur e kënaqur dhe me padurim po pret që të filloj stërvitjet me ekipin e ri.
“Jam e lumtur që bashkohem me klubin Bourg-de-Péage dhe kam kënaqësinë të luaj për këtë ekip. Besoj se do të kalojmë një kohë të mirë së bashku, shpresoj që të përshtatemi me vajzat dhe të arrijmë të gjitha qëllimet për të cilat do të luftojmë të gjithë së bashku ”. ka thënë hendbollistja për faqën zyrtare të klubit.
Dijana Ujkiq, më parë kishte qënë pjese e skuadrave SCM Gloria Buzau, Magura Cisnadie në Rumania teksa në Mal të Zi ka luajtur për ekipin ZRK Buducnost. Teksa numwron 44 paraqitjw pwr shtetin fqinjë
Ndryshe motra e Dijanës, Suzana Ujkiq, është reprezentuese e kombëtares se Kosovës në hendboll.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.