Një pjesë e barit sintetik në stadiumin e futbollit të Dritës është djegur gjatë mbrëmjes së fundit.
Por kjo nuk do të ndikojë që ndeshja e Dritës me Gjilanin të mos mbahet aty, përcjell KlanKosova.tv.
“Sot Policia e Kosovës e ka pranuar një informatë se në stadiumin e qytetit me bari sintetik që ndodhet afër palestrës së Sporteve në Gjilan, mbrëmë dyshohet se është tentuar të ndizet, ku një pjesë e vogël e barit sintetik pranë njërës portë është dëmtuar nga zjarri”, ka thënë për KlanKosova.tv zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Është njoftuar prokurori i shtetit dhe ka urdhëruar që rasti të cilësohet "Dëmtim apo asgjësim i pasurisë" rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës”.
Drita sapo ka njoftuar se Federata e Futbollit e Kosovës ka ndihmuar që të riparohet pjesa e barit, në mënyrë që ndeshja të zhvillohet sipas terminit të caktuar.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.