Drita tani e ka edhe më të lehtë kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League.
Kjo pasi ekipi kundërshtar, Differdange, ka mbetur me një lojtar më pak në fushë që në minutën e tretë, ku u përjashtua Buch pas një ndërhyrjeje të ashpër.
“Intelektualët” e kanë epërsinë prej një goli që nga ndeshja e parë, të cilën në “Fadil Vokrri” e fituan me rezultat 2:1, njofton Klankosova.tv.
Në pamjet e dërguara nga drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, shihet në Luksemburg kanë udhëtuar edhe tifozë shqiptarë për t’i dalë në përkrahje ekipit të Dritës.
Ndeshjen në mes Differdange dhe Dritës mund ta ndiqni ekskluzivisht në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.