Njerëzit që konsumojnë një dietë mesdhetare me përmbatje të lartë në lëndë ushqyese si proteina, zinku dhe vitamina B3 mund të shohin përmirësime në shëndetin e zemrës, zbuloi një studim në Izrael.
Pas një viti në një program për humbje peshe që përfshinte plane të personalizuara ushtrimesh, si dhe modifikime ushqimore "me kalori të ulët dhe me proteina të lartë" të dietës mesdhetare, 72 pjesëmarrës panë 9% ulje të peshës trupore, konstatoi studimi.
Përveç kësaj, matjet e tyre në disa tregues kyç të shëndetit të zemrës -- duke përfshirë vlerësimet për ngurtësimin arterial, trashjen e arteries karotide dhe qarkullimin e gjakut -- u përmirësuan gjithashtu, treguan të dhënat e paraqitura gjatë Kongresit Evropian për Obezitetin në Maastricht, Holandë, transmeton KlanKosova.tv.
Të gjithë pjesëmarrësit në studim, kishin sindromë metabolike - ose të paktën tre nga këto kushte mjekësore: obeziteti abdominal, presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, kolesteroli "i keq", i lartë dhe kolesteroli "i mirë", i ulët - në fillim të studimit.
Kjo i vendosi ata në rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës dhe probleme të tjera të shëndetit të zemrës, duke përfshirë sulm në zemër.
"Ne gjetëm ndryshime në konsumin e përbërësve të veçantë të ushqimit që lidhen me strukturën dhe funksionin më të mirë të enëve të gjakut", tha në një njoftim për shtyp bashkautori Brurya Tal, dietologe klinike në Qendrën Mjekësore Tel Aviv Sourasky në Izrael.
Për këtë studim, studiuesit izraelitë rekrutuan 72 të rritur me sindromë metabolike dhe obezitet, të cilët kishin një moshë mesatare prej 53 vjeç në fillim të studimit.
Pjesëmarrësit ranë dakord të angazhohen në ushtrime të rregullta dhe t'i përmbahen një plani ushqimor të bazuar në dietën mesdhetare, një dietë e përbërë kryesisht nga ushqime të disponueshme në vendet që kufizohen me Detin Mesdhe, thanë studiuesit.
Dieta mesdhetare përfshin ushqime me bazë bimore si fruta, perime, drithëra, arra dhe bishtajore, si dhe vaj ulliri "të freskët sezonal, të rritur në vend" dhe sasi të ulëta deri në mesatare të peshkut dhe shpendëve, sipas Shkollës Mjekësore të Harvardit.
Planet e dietës dhe stërvitjes ishin të personalizuara për secilin pjesëmarrës dhe përfshinin takime të rregullta me një mjek dhe dietolog, sipas studiuesve.
Pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor të detajuar dietik një javë përpara se të fillonin dietën dhe planet e tyre të stërvitjes dhe një vit më vonë, thanë studiuesit.
●●●
DSHKRIMI NGA
D.T
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.