Bayern Munchen e nisi në mënyrën më të furishme ndeshjen e djeshme ndaj Eintracht Frankfurt, duke kaluar në avantazh pas vetëm 14 sekondash lojë.
Protagonist ishte Luis Díaz, i cili shënoi golin më të shpejtë të këtij sezoni për bavarezët dhe një nga më të shpejtët në historinë e Bundesligës.
Pas këtij starti spektakolar, skuadra e Kompany dominoi lojën dhe e mbylli sfidën me fitoren e pastër 3-0.
Ky sukses e mban Bayernin me ecuri perfekte në kampionat dhe konfirmon formën e shkëlqyer të kolumbianit Díaz, i cili po bëhet një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.