Një fluturim nga Newark për në Indianapolis në ShBA u anulua pasi aktorja dhe shkrimtarja Meghan Reinertsen pësoi një rast të rëndë helmimi ushqimor gjatë udhëtimit.
Ajo kaloi mbi 90 minuta e mbyllur në tualetin e avionit, duke vuajtur nga diarreja dhe të vjellat, çka e bëri tualetin të papërdorshëm.
Stjuardët morën leje të veçantë nga piloti për ta lënë atë në tualet deri sa avioni të ateronte.
Pas zbritjes, një ekip u thirr për të pastruar ambientin dhe fluturimi i radhës u anulua.
Reinertsen tha se u detyrua të largohej me karrocë dhe u ndje si "biorrezik".
Ngjarja u bë virale në TikTok, duke mbledhur miliona shikime, teksa ishte ajo që e pranoi publikisht se cila kishte qenë arsyeja e anulimit të fluturimit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.