Kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, analizoi humbjen ndaj Milanit, duke komentuar edhe rastin e diskutuar të "De Bruyne".
''Më duket pak e tepruar të flitet për një rast'', u shpreh ai, transmeton klankosova.tv.
''Janë gjëra që ndodhin në futboll, gjithmonë kanë ndodhur. Nuk është asgjë e rëndë, do ta diskutojmë brenda ekipit, por nuk ka ndonjë problem të veçantë. Janë situata që bëjnë pjesë në lojë''.
E sa i përket humbjes, Di Lorenzo shtoi se është e para në kampionat dhe dhemb.
''Sidomos sepse, edhe me disa emergjenca në mbrojtje, prisnim një paraqitje tjetër. Mungesat nuk duhet të jenë alibi, dëmtimet bëjnë pjesë në sezon, kemi lojtarë gati për t’i zëvendësuar. Sonte na mungoi pak saktësia në pasimin final. Kishim raste që mund t’i shfrytëzonim më mirë''.
Kapiteni i Napolit komentoi edhe për detajet që vendosën fatin e ndeshjes ndaj Milanit.
''Gjithçka vendoset në dy zona''.
''Ata ishin më konkretë para portës dhe mbrojtën mirë, sidomos në duelet ajrore. Mbrojtësit e tyre të fuqishëm fizikisht ndihmuan shumë. Ne nuk ishim mjaft të egër në disa situata''.
Siç shtoi ai dy golat e pësuar mund të shmangeshin meqë diferencën e bënë ata në momentet kyçe.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.