2 vite e gjysmë më pare, 6 -vjeçari Christian McPhilamy vendosi ti rrisë flokët e gjata.
Ai u ngacmua në shkollë nga fëmijët e tjerë dhe shpesh herë u ngatërrua se është një vajzë, por ai nuk e ndryshoi mendjen.
Ai kishte një qëllim shumë të veçantë , dontë të shuronte flokët e tij në mënyrë që të krijoheshin paruka për fëmijët që trajtohen nga kanceri.
McPhilamy i cili jeton në Florida u frymëzua nga një reklamë e Spitalit St.Jude që po realizonin një hulutmim për fëmijët me kancer.
“Disa njerëz u përpoqën të më thirrin si vajzë”, tha McPhilamy për Florida Today, transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi se kjo nuk e bëri të ndihej mirë por megjithatë ai kurrë nuk u ndal nga përmbushja e misionit të tij, për të dhuruar flokë për fëmijët që vuajnë ose janë në trajtim nga kanceri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.