Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij pas një mosmarrëveshjeje verbale.
Sipas policisë, i dyshuari është ndaluar nga policia pas incidentit, ndërsa viktima, vajza e tij, ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, viktima është kthyer në shtëpi së bashku me nënën e saj, ndërsa rasti po trajtohet nga institucionet përkatëse.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.