Lajmet e fundit

“Kjo po na tregon se me të vërtetë jemi në një krizë shumë të thellë të sistemit të vlerave, te ne këtu në Kosovë si dhe në Shqipëri. Është një problem shumë i madh sepse nuk kemi një sistem i vlerave i cili ka qenë më herët, kjo është një alarm shumë i madh për të gjithë shoqërinë dhe kjo po tregon se sa pak po i kushtojmë rëndësi të rinjve tanë”, tha Rexhepi në Klan Kosova.Ai shtoi se edhe përdorimi dhe abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë, sipas tij, në shoqërinë kosovare nuk po merret aq seriozisht.