Lajmet e fundit

E veçanta e Dhomës së të Pagjeturit, është se ajo mundëson shikim të palimituar drejt qiellit, për të cilën artisti Behar Brahimi ka thënë për klankosova.tv, se brenda saj mund të ndalen emrat e të gjithë të zhdukurve me shpresën që një ditë ata do të kthehen.
''Me brengën dhe shqetësimin dhe pikëllimin që kemi për të dashurit tanë, ne shpesh e gjejmë veten në një vend në të cilin nuk e dijmë as ne se si kemi arritur aty'', është shprehur artisti Brahimi.
Ai thotë se zgjodhi këtë temë për të realizuar në instalacion, pasi edhe 20 vjet që nga përfundimi i luftës dhimbja për të pagjeturit është ende e freskët, njofton Klan Kosova.
Ndonëse Galeria Kombëtare ndau çmimin ''Muslim Mulliqi'', vepra e artistit që trajton jetën dhe veprën e një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk arriti të jetë njëri ndër fituesit e kësaj ekspozite, porse instalacionin mund ta gjeni të ekspozuar tek Galeria Kombëtare e Kosovës e cila do të jetë e hapur deri në fillim të muajit nëntor.
Fitues të çmimit ''Muslim Mulliqi u shpallën Artan Hajrullahu dhe Valdrin Thaqi.
Çmimi mban emrin e Muslim Mulliqit, piktorit të njohur ekspresionit nga Gjakova, i cili vdiq në vitin 1998.