Shfaqja ‘’Dhoma e ditës’’ e cila vjen premierë në teatrin “Dodona”, është një dramë-romantike e shkruar nga Richard Kalinoski dhe me regjisor Butrint Pashën.
Ngjarja flet për jetën e një regjisoreje të teatrit, Sandrës, që jetësohet nga Vjosë Tasholli dhe raportit të saj me nënën e saj të moshuar Abin, 85-vjeçare, rol që luhet nga aktorja, Kumrije Hoxha.
Shfaqja është produksion i ‘’Delja e Zezë’’ në bashkëpunim me teatrin e qytetit ‘’Dodona’’, si projekt i mbështetur nga Komuna e Prishtinës.
Shfaqja do të vij si premierë në Teatrin e qytetit ‘’Dodona”, me datën 29 mars 2023, si dhe repriza e parë që do të jepet më datën 30 mars, me fillim prej orës 19:30.
https://www.youtube.com/watch?v=PcK7urQOeEc
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.