28.07.2015 · përditësuar para 3999 dite1 min lexim
Ky mund të jetë një ‘’zbulim i madh’’, kështu të paktën e quajtën antropologët të cilët arritën të hetojnë një dhëmb 580.000 vjeçar, përcjellë Klan Kosova.
Dhëmbi i tillë u gjet nga arkeologu 16-vjeçar, vullnetari Camille Jacquev.
Ai u zbulua në shpellën Aragon në Tautavel në Pyrenees të Francës.
E historia mund të shkruhet ngase studiuesit thanë që ky dhëmb i takon njeriut të parë që kishte jetuar në Evropë.
Dhëmbi i species më të hershme të njeriut që kishte jetuar në Evropë, u gjet i ngulitur në tokë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.