Një burrë për katër vjet e ka “detyruar” gruan e tij që të bëjë seks me 2,742 meshkuj.
Ai po e shfrytëzonte atë si “prostitutë” për të fituar vetë para, transmeton Klan Kosova.
54 vjeçari emri i të cilit nuk është bërë i ditur, fitonte më shumë se 5 mijë euro në muaj nga “puna” e gruas së tij.
46 vjeçarja i priste klientët e saj në shtëpi në Paris ose në veturën familjare.
Prokurori i kësaj çështje Emmanuel Dupic është shprehur se “Burri ushtronte një pushtet psikologjik mbi gruan e tij”.
Çifti që është i martuar për 10 vjet janë arrestuar të martën në Paris, por më pas gruaja është liruar.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.