Detroit Pistons ka triumfuar ndaj Dallas Mavericks në “Little Caesars Arena” vetëm pas vazhdimeve, me rezultat final 131-125.
Në fakt, ky takim edhe nisi krejtësisht barabartë, dallimi i vetëm në pjesën e parë ishte vetëm një pikë dallim në të mirë të Pistons, 61-60.
Me të njejtin ritëm, dy skuadrat zhvilluan ndeshje edhe në dy çerekët e fundit ku ndeshja shkoj në vazhdime pasi rezultati final ishte baras, 93-93.
Në pesë minutëshin e vazhdimeve më i vëmëndshëm ishte ekipi i Detroit Pistons i cili në fund arriti të fitoi me gjashtë pikë epërsi.
Pavarësisht humbjes, basketbollisti më i dalluar në këtë ndeshje ishte Luka Doncic me shifrat magjike “double double”, 35 pikë, 10 asistime e 5 kërcime, ndërsa për ekipin fitues u veçua kroati, Bojan Bogdanovic me 30 pikë, 4 kërcime e po aq asistime.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.