Të parën nuk pati nevojë ta ndal, sepse shkoi jashtë.
Dy penalltitë tjera i ndali Drilon Hodaj, portier që ishte vendimtar për kalimin e Lirisë në Superligën e Kosovës në futboll, pasi në ndeshjen e barazhit, me penallti eliminoi Ferizajn.
Merita të mëdha pati edhe Robert Gjeraj tek shorti, veç që penalltitë ra të ekzekutohen kah Arpagjikët, edhe penalltia e parë doli të gjuhet nga prizrenasit.
Nëse i referohemi ekipit që ra nga Superliga, atë gjallë e mbajti portieri Jovanovski, që në shtesë ndali në këtë mënyrë Fetahajn.
Loja e Lirisë kishte pësuar rënie sidomos me largimin nga loja të futbollistit më të mirë Prins.
Gjatë sezonit të rregullt, Liria përfundoi në vendin e dytë në Ligën e Parë, Grupi A, ndërsa veç kësaj skuadre, Superligës i janë bashkuar edhe Feronikeli 74 dhe Fushë Kosova.
Sa i përket historisë, Liria ka një titull të Superligës, dy të Ligës së Parë, dhe dy herë Kupën e Kosovës.
https://youtu.be/cz_QaqBDtic
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.