Lajmet e fundit

Në një intervistë për transmetuesin Dahpne Barack për televizionin Australian Sunday Night, Jacobshagen thotë se ‘’Jackson i lumtur e thiri atë nga një vend i fshehtë në Las Vegas’’, njofton Klan Kosova.
Ai thotë se një javë para vdekjes Michael ishte përgatitur për një turne në O2 të Londrës, por që kërkoi nga ai që të fluturonte nga Gjermania për në SHBA që të qëndronte bashkë me të në atë kohë.
Sipas mikut të tij, këngëtari Michael Jackson asnjëherë nuk kishte sqaruar se kush mund të ishin ata prej të cilëve ishte ‘’kërcënuar’’ apo frikësohej. Megjithatë, në bazë të disa shënimeve mbreti i muzikës Pop, iu referohej promotorëve të koncerteve AEG të cilët po merreshin me organizimin e koncerteve të tij në Londër, njofton Klan Kosova.