Filmi live-action Hercules po vjen dhe jo të gjithë janë aq të kënaqur me mënyrën se si po përshkruhet.
Në një intervistë të re, producenti Joe Russo foli për ri-imagjinimin e filmit klasik të Disneyt dhe çfarë do të jetë ndryshe në lidhje me produksionin.
Guy Ritchie është caktuar ta drejtojë produksionin, i cili po përshkruhet si "eksperimental" dhe i frymëzuar nga TikTok-u.
Fansat tani po reagojnë për përshkrimin e filmit në rrjetet sociale.
Producenti Joe Russo tha për revistën Variety se Hercules i ri do të jetë "pak më eksperimental në ton dhe pak më shumë eksperimental në ekzekutim", transmeton Klan Kosova.
"Unë mendoj se ata janë të emocionuar për të parë se çfarë mund të sjellim ne të gjithë në një mënyrë që nuk është thjesht një ri-interpretim i filmit të animuar", tha ai.
“Guy është i përsosur për të, sepse ka prirje për eksperimente”, tha Joe, duke konfirmuar se live-action do të jetë gjithashtu një muzikal.
“Ka pyetje rreth asaj se si e përktheni si muzikal”, vazhdoi të thotë ai, duke konfirmuar se TikTok është një burim frymëzimi.
https://www.youtube.com/watch?v=yOL-EJZjmp0
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.