Lajmet e fundit

Rico Lewis ka rënë dakord të nënshkruajë kontratë të re me Manchester City-n, e vlefshme deri në qershor 2030.
Negociatat me Nottingham Forest janë ndërprerë pasi City refuzoi ofertën prej 25 milionë paundësh javën e kaluar, sipas raportimeve.
Trajneri i Qytetarëve, Pep Guardiola, kishte pohuar se do që anglezi të mbete në "Ettihad Stadium".
Kjo dëshirë duket t'i jetë plotësuar pas kontratës së re që i është vënë në tavolinë mbrojtësit anësor.